Juventus - Lazio
Edhe pse u vlerësua në “letër” si ndeshje jo shumë e fortë për Juventusin kundër Lazio-s, fusha demostroi tjetër qasje. “Zonja e Vjetër” kishte treguar maturi dhe pjekuri karshi Napolit dhe Parmës, ama nuk ndodhi kështu ndaj kryeqytetasve.
Jo vetëm kaq, por bardhezinjtë u gjendën në disavantazh të dyfishtë deri në minutën e 50-të, pas golave të Pedro dhe Isaksen. McKennie ngushtoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa ish-mbrojtësi i Milanit Kalulu, shmangu humbjen në minutën e 96-të.
Edhe pse Juvja e Spallettit dominoi në krijimin e rasteve, nuk ishte konkretizuese për të marrë 3 pikët. Në 24 javë Serie A, Juventusi grumbullon 46 pikë, vendi i 4-të.
Poll
