Frederico Dimarco dhe Denzel Dumfries
5 vite histori suksesi dhe një largim me dinjitet. Denzel Dumfries ka marrë edhe mesazhin përshëndetës nga Interi në një postim në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i krahut të djathtë fitoi me zikaltërit 8 trofe të rëndësishëm, mes të cilave dhe dy kampionate.
Krahas lavdisë në “palmarin” e suksesve, Dumfries ishte i pazëvendësueshëm në korsinë e djathtë duke u bërë një element tejet i çmuar tek kampionët e Italisë, për të dy trajnerët, Simone Inzaghin dhe atë aktualin, Chivun.
Cikli i tij tashmë do të vazhdojë në Spanjë, aty ku do të luajë për Real Madrid, klub me të cilin nënshkroi një kontratë 4-vjeçare.
View this post on Instagram
Poll
