DERBI/ Tirana - Partizani
Disa minuta më parë në ambientet e FSHF-së, u hodh shorti për Abissnet Superiore, sezoni 2026-2027. Tashmë është bërë publik kalendari për 27 javët që do të mbahet, të ndara në 3 faza.
Edicioni i 88-të në elitën e futbollit shqiptar do të nis më 22 gusht dhe të mbyllet më 9 maj. Përsa i takon derbeve Tirana – Partizani, janë ndarë në javën e 6-të, “Demat e Kuq” pritës.
Sfida e fazës së dytë do të zhvillohet në javën 15-të, bardheblutë si vendas. Derbi i fundit në sezonin e rregullt përkon me javën e 23-të.
Poll
