Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Como "shkërmoq" Pisën, parakalon edhe Juventusin në garën për Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Como "shkërmoq" Pisën, parakalon edhe Juventusin
Como-Pisa

Como nuk njeh limite në kampionat duke mposhtur thellë Pisën me rezultatin 5-0, për duelin e javës së 30-të të Serie A. 

Të besuarit e trajnerit Cesc Fabregas shënuan dy gola në fraksionin e parë me Diao në të 7-tën dhe Douvikas në të 29-tën. Baturina në minutën e 48-të dhe Paz në të 75-tën shënuan dy të tjerët, përpara se Perrone në minutën e 81-të t'i jepte goditjen finale kundërshtarit duke marrë tri pikë të çmuara.

Kështu, skuadra nga Lombardia ngjitet në vendin e katërt duke parakaluar Juventusin në garën për Champions duke shkuar në kuotën e 57 pikëve, tre më shumë se "Zonja e Vjetër" që u ndal 1-1 me Sassuolon. 

Goli i Diao (Como 1-0 Pisa)

Poll

Lexo gjithashtu