Ish-kapiteni i Milanit, Franco Baresi është rikthyer në stadiumin “San Siro”, për ta ndjekur nga afër duelin e “kuqezinjve” ndaj Sassulos, i cili u zhvillua dje dhe u mbyll me barazim, me rezultatin 2-2. Një vizitë mjaft e bukur edhe e papritur kjo pasi 65-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri, në fillim të gushtit. Por megjithatë ai nuk ka rreshtur së bëri tifo për ekipin e tij të zemrës.
Rikujtojmë se edhe në fillim të nëntorit Bares bëri një postim shumë domethënës në rrjetet sociale. Në foto ishte flamuri i Milanit i cili u shoqërua me shprehjen: Jetoje jetën.
Nga vidiot të cilat shumë shpejtë u bënë virale, shikohej Baresi i cili kishte një kapele, por u dallua shumë lehtë nga tifozët. Ku këta të fundit kishin me vete fanellën e tij dhe nuk kanë kursyer as duartrokitje dhe mbështetjen e madhe për të. Të gjithë tifozët i dhanë një pritje të ngrohtë, duke marrë parasysh kështu dhe problemet e tij shëndetësore me të cilat u përball së fundmi.
Ish kapiteni i Milan, Franco Baresi në stadiumin "San Siro"
