Me emërimin e trajnerin Ruben Amorim në stol, klubi i Milanit ka nisur të mendojë për merkaton. Një nga objektivat e kuqezinjve është edhe ish-mesfushori i Amorim te Sporting Lisbonë, Morten Hjulmand.
Ky i fundit shihet si i duhuri për të përforcuar repartin e mesfushës, mirëpo nuk do të jetë e lehtë. Kjo për shkak se klubi portugez nuk dëshiron ta shesë për një shumë më të ulët se 45 milionë euro.
Tashmë, pritet të shihet se çfarë do të vendosë Milan dhe nëse do të investojë një shumë të tillë për 26-vjeçarin.
Kujtojmë se mesfushori difensiv është pjesë e Sportingut prej gushtit të vitit 2023, kur u ble nga Lecce për 19.5 milionë euro. Ky është një tjetër plus për transferimin e danezit, pasi ai e njeh futbollin italian.
