Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

As Glasner dhe as Ragnick, Milanit i vetofrohet ish-trajneri i klubit në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
As Glasner dhe as Ragnick, Milanit i vetofrohet ish-trajneri i klubit në
Ruben Amorim dhe Pep Guardiola

Milan është i destinuar të afrojë Ruben Amorim në pankinë për sezonin e ardhshëm. Kështu shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se trajneri portugez i ka pranuar të gjitha kushtet për t'u emëruar në stolin e kuqezinjve.

Dëshira e 41-vjeçarit është shumë e madhe dhe kjo reflektohet edhe nga ambicia e tij për të pranuar një sfidë të cilën e sheh me optimizëm për të "hedhur pas krahëve" dështimin në eksperiencën e fundit te Manchester United, nga ku u shkarkua më 5 janar të këtij viti. 

Ajo çfarë ka mbetur për ta bërë fakt të kryer, e mandej, zyrtare, kalimin e Amorim te Milani është vetëm "fjala e fundit" e pronarit Gerry Cardinale i cili po nxiton në krahun tjetër për të mbyllur njëherë e mirë boshllëqet e strukturave të klubit.

Një tjetër kandidat që mbetet për t'u konsideruar është edhe ai i Matthias Jaissle, trajnerit të Al Ahli në Ligën saudite.

Poll

Lexo gjithashtu