Paraqitja mbresëlënëse në Kampionatin Botëror ka ndryshuar rrënjësisht fatin e portierit veteran të Kepit të Gjelbër, Vozinha. I kthyer në një ndër protagonistët kryesorë të turneut deri më tani, 40-vjeçari pari një paraqitje fantastike në barazimin historik kundër Spanjës.
Aktualisht Vozinha është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me klubin portugez të Kategorisë së Parë, G.D. Chaves. Vozinha po përjeton një moment të artë në karrierën e tij. Nëse para Botërorit interesimi për të ishte thuajse inekzistent, performanca e tij ka bërë që situata të ndryshojë plotësisht.
Portieri veteran nuk pritet të largohet nga Evropa, pasi tashmë gëzon interes konkret nga disa klube në kampionate të ndryshme, si në Poloni, Republikën Çeke, Portugali dhe Danimarkë. 40-vjeçarit tani i duhet të zgjedh se ku do të vazhdoj pjesën e mbetur të karrierës përpara se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
