Rafael Leao duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Milani. Së fundmi është vetë sulmuesi portugez që ka folur mbi të ardhmen, duke dhënë sinjale të qarta, se dëshiron të nisë një aventurë të re jashtë Italisë.
“Kam folur me Milanin për shitjen time, do ta gjejmë një zgjidhje padiskutim. Më 29 korrik do të prezantohem në grumbullim dhe do të impenjohem me ekipin sa kohë të jem aty.
Milanit i jam falënderuar për gjithçka. Tani është thjesht objektivi personal, për ambicie dhe për të provuar diçka tjetër nga ana profesionale”, ka thënë sulmuesi portugez.
Kujtojmë se për Leaon ka një interesim “në ajër” nga Manchester United. Ndërsa në garë është futur edhe Fenerbahce, teksa nuk mungojnë as ofertat milionëshe nga Arabia Saudite.
