Interi po afrohet gjithnjë e më shumë me një nga lëvizjet më interesante të merkatos. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur i transferimeve Fabrizio Romano, klubi zikaltër është në hapat e fundit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez, John Stones, i cili është një lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Manchester City-n.
John Stones ka dhënë tashmë miratimin e tij paraprak për t'u bashkuar me Interin, pavarësisht ofertave të tjera që ka pasur në tavolinë. Kanë mbetur edhe detajet e fundit formale për t'u mbyllur, përpara se lojtari t'i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Për Interin afrimi i Stones do të jetë një forcë e shtuar në repartin e mbrojtjes pas largimeve të Acerbit, De Vrij dhe Dumfries.
View this post on Instagram
