Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ndryshimi i madh në futbollin anglez, rregulli i ri për portierin ndëshkon menjëherë skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshimi i madh në futbollin anglez, rregulli i ri për portierin
Trofeu i Premier League

Një risi e rëndësishme pritet të zbatohet në futbollin anglez për të luftuar vonesat dhe simulimet gjatë ndeshjeve. Sipas njoftimit të fundit, rregulli i ri i njohur si "timeout taktik" për dëmtimet e portierëve po vjen në Angli.

Nëse gjyqtari lejon stafin mjekësor të hyjë në fushë për të mjekuar portierin në rast dëmtimi, trajneri i skuadrës do të ketë vetëm 10 sekonda kohë për të zgjedhur një lojtar për tu futur në fushë. Lojtari i cili do të zëvendësohet duhet të lërë fushën e lojës brenda një minuti.

Nëse brenda 10 sekondave nuk bëhet asnjë zëvendësim nga trajneri, kapiteni i skuadrës do të largohet nga fusha për një minutë. Kjo masë synon të frenojë ndërprerjet e panevojshme dhe përdorimin e dëmtimeve të pretenduara të portierëve si një mundësi taktike për të fituar kohë ose për të marrë udhëzime nga stafi teknik.

Poll

Lexo gjithashtu