AC Milan
Francesco Camarda do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Milanit. Sulmuesi 18-vjeçar dhe klubi i Serie A italiane, kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
Kështu, talenti i sulmit ka rinvouar kontratën me “Djallin” deri në verën e vitit 2031. Edhe 18-vjeçari tjetër, mesfushori Christian Comotto ka rinovuar kontratën me Milanin, deri në vitin 2031.
Të dy këta lojtarë janë bashkuar me Milanin që në moshë të vogël. Ndërsa trajneri Ruben Amorim beson fortë tek aftësitë e tyre, duke u dhënë një mundësi për të qenë pjesë e ekipit A.
View this post on Instagram
Poll
