Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Ngec” Bayern Munich, bavarezët surprizohen në miqësore nga ekipi i kategorisë së tretë (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Ngec” Bayern Munich, bavarezët surprizohen në
SV Wehen Wiesbaden - Bayern Munich

Bayern Munich është mposhtur nga SV Wehen Wiesbaden, në kuadrin e miqësores. Sfida e zhvilluar në “BRITA-Arena”, përfundoi në shifrat 2-1, në favor të vendasve.

Fillimisht ishte Ati Allah që shënoi të epërsisë, përpara se Tom Bischof të barazonte nga pika e bardhë. Për golin e fitores, mendoi Lukas Schleimer që realizoi në minutat e fundit për t’i dhënë të tijëve një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se SV Wehen Wiesbaden militon në ligën e tretë gjermane për nga rëndësia, ndërsa për Bayernin kjo mund të konsiderohet një “ndalesë” e përkohshme, pasi në këto çaste, për trajnerin Vincent Kompany, e rëndësishme është gjendja e lojtarëve dhe përgatitja e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, para nisjes së sezonit.

 

Poll

Lexo gjithashtu