Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Ende në “ajër”, ylli i Kroacisë i vetëofrohet Interit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ende në “ajër”, ylli i Kroacisë i
Mateo Kovacic-Ivan Peric-Luka Modric

Ivan Perisic vazhdon të shprehë dëshirën për një rikthim te Interi, por duket se klubi zikaltër nuk ka ndërmend të rikthejë kroatin në “San Siro”.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, 36-vjeçari ka dërguar disa sinjale publike drejt drejtuesve të Interit, duke bërë të qartë se është i gatshëm të rikthehet. Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Interi po punon për alternativa të tjera në merkato dhe nuk e konsideron më Perisicin si një objektiv për repartin e krahut.

Pavarësisht eksperiencës dhe lidhjes së fortë që kroati ka me klubin, drejtuesit zikaltër kanë vendosur të shohin drejt emrave të rinj. Në këtë mënyrë, rikthimi i Perisicit te Interi duket gjithnjë e më i pamundur, ndërsa kujtimet e suksesit të tij me fanellën zikaltër pritet të mbeten pjesë e së kaluarës.

Poll

Lexo gjithashtu