Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka analizuar së fundmi situatën në Serie A italiane. Panucci është ndalur më shumë tek ish ekipi i tij, Milan, duke folur më gjatë edhe për sulmuesin portugez të “Djallit”, Rafael Leao. Gjithashtu, ai thotë se Igli Tare ka bërë gabim me blerjen Nkunku dhe Jasharit, pasi ata janë lojtarë stoli.
“Gjashtë pikë janë ende një avantazh i mirë, edhe nëse, si vëzhgues i jashtëm, do të doja të shihja një fund të pasigurt të sezonit.
Shikoni Juven, për shembull. Sigurisht mendoj se kuqezinjtë kanë bërë disa gabime në tregun e transferimeve, me dy lojtarë prej 70 milionë eurosh (Jashari dhe Nkunku) që rrinë gjithmonë në stol. Siç tha Capello, është gjithmonë më mirë të nënshkruash një lojtar të fortë sesa dy të mirë.
Rafa Leao mund të jetë një lojtar 9 si mbrojtësit që kemi në Itali sot, por qartësisht atipik. Nuk është rastësi që kur ai ka vështirësi të shohë topin, lëviz jashtë majtas. Unë gjithmonë do ta mbroj Leaon. Sepse sa herë që ka një debat për këtë djalë, duke injoruar atë që është. dikush që ndez dhe fik dritat, por kur ai e kthen butonin, ai bën diferencën.
Është koha të ndalojmë së thëni se Leao është një fenomen kur shënon dhe i pavlerë kur ka një ndeshje të keqe. Ai është thjesht i tillë, me rrymë alternative”, është shprehur Panucci.




