Anthony Taylor do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen vendimtare të “play-off” të Botërorit 2026, mes Polonisë dhe Shqipërisë. Kujtojmë që sfida që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, do të nisë në orën 20:45.
Për Taylor, do të jetë hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të ekipit kombëtar polak. Por, nuk do të jetë “debutim” në një ndeshje që ka lidhje pikërisht me polakët. Këta të fundit, më saktë media sportive “gol24.pl” i ka bërë një “rezyme” gjyqtarit, duke treguar të shkuarën e tij dhe lidhjen me Poloninë.
Ai ka arbitruar ndeshjes mes Ajax dhe Legias së Varshavës në vitin 2017, sfidë e vlefshme për 1/16-at e Europa League, e cila u fitua 1-0 nga holandezët.
Ndërkohë që përsëri në Evropë, jo më larg se sezonin e shkuar, Taylor vendosi drejtësi në ndeshjen Real Betis – Jagiellonia Bialystok, ndeshja e cila u luajt në kuadër të Conference League dhe u fitua 2-0 nga spanjollët.
Po vitin e kaluar, gjyqtari anglez 47-vjeçar e vizitoi përsëri Poloninë, por kësaj herë jo për polakët. Ai gjykoi ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026, Ukrainë – Islandë si dhe atë të Conference Legue, Shakhtar Donetsk – Rijeka.
Këto dy ndeshje janë luajtur në Poloni, për shkak të luftës në Ukrainë. Tanimë, Taylor do të arbitrojë për herë të parë kombëtaren polake, të cilës ia njeh disa lojtarë, por për të është një “debutim”.

