Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Muçi dhe Mehmeti detyrojnë Sylvinhon të ndryshojë, PAMJET nga stërvitja e Kombëtares tregojnë risinë DRASTIKE të trajnerit brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Muçi dhe Mehmeti detyrojnë Sylvinhon të ndryshojë,
Foto ilustruese: Trajneri i Kombëtares, Sylvinho & Kombëtarja shqiptare në stërvitje

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e dytë stërvitore, para ndeshjes me Poloninë. Një stërvitje intensive, në prag të një dueli historik dhe shumë të rëndësishëm.

Pamjet nga stërvitja janë të ndryshme, teksa një video e kapur nga lart, tregon punën e palodhur që po bëjnë stafi dhe lojtarët. Ajo ç’ka bie në sy, është stërvitja me top, posedimi dhe pasimet e shpejta.

Këto pasime po kryhen në zona të ngushta, duke paralajmëruar një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Nën drejtimin e Sylvinhos, jemi mësuar me lojë të hapur dhe madje edhe topa të gjatë.

Ndërsa para Polonisë, duket se tekniku brazilian e ka në plan të bëjë një tjetër gjë. Ndryshim 180 gradë e lojës së kuqezinjve, duke e kthyer taktikën në lojë të shpejtë, pasime të shkurtra në zona të ngushta.

Duke shtuar rikthimet e Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit në Kombëtare, ndoshta Sylvinho e sheh si “detyrim” një lloji të tillë lojë, duke ditur cilësitë dhe karakteristikat e dy futbollistëve. 

Kujtojmë se ndeshja Poloni – Shqipëri që do të luhet më 26 mars në Varshavë, do të nisë në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu