Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rudi Voller zbulon PRAPASKENËN me Nagelsmann: Ishte shumë pranë rekordmenëve në 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Rudi Voller zbulon PRAPASKENËN me Nagelsmann: Ishte shumë pranë
Nagelsmann dhe Voller

Rudi Voller ka zbuluar se Julian Nagelsmann e ka konsideruar seriozisht një rikthim te Bayern Munich në vitin 2024 përpara se të angazhohej përfundimisht me ekipin kombëtar gjerman. Por, siç zbuloi drejtori i futbollit të Gjermanisë, Rudi Voller, në një intervistë me “Blick”, Nagelsmann e konsideroi seriozisht një rikthim te Bayern, i motivuar nga dëshira për të provuar veten në klub.

“Kishte edhe pyetje të tjera. Por t’i provonte Bayernit se do të ishte në gjendje të kishte sukses atje, kjo e tundoi, po. Ai hezitoi pak. Ne i thamë: ‘Ti tani ke nisur kthesën në futbollin gjerman. Njerëzit na pëlqejnë përsëri; ata na respektojnë përsëri. Nëse largohesh tani, ndoshta dikush tjetër do të korrë frytet e punës tënde duke filluar nga viti 2026 dhe do të fitojë tituj me këta lojtarë.

Dhe në fund, ai na zgjodhi ne. Kjo sigurisht që kishte të bënte edhe me marrëdhënien që ai ka ndërtuar me lojtarët e rinj”, tha Voller. Ai kishte oferta ku mund të kishte fituar dyfish ose trefish. Por atij i pëlqen këtu. DFB ka një tërheqje të veçantë. Ne kemi një ekip të ri me shumë potencial për dy ose tre vitet e ardhshme.

Është e rëndësishme të ndiesh se mund të fitosh diçka me ekipin. Dhe si trajner i kombëtares, ke edhe disa avantazhe”, tha Voller. Bayerni në fund zgjodhi Vincent Kompany për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga