Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Toni Kroos ka folur së fundmi për ligën e Arabisë Saudite. Gjermani s’ka aspak mendim të mirë për futbollin arab dhe në njëfarë mënyre “shfryn” ndaj tyre.
Kroos thekson se Liga Saudite është një botë në vete, duke theksuar se u bë e njohur vetëm me transferimin e Cristiano Ronaldos atje. Por sipas ish-mesfushorit, CR7 nuk po respektohet.
“Liga Saudite është një botë më vete. Përpara ardhjes së Ronaldos askush nuk kishte dëgjuar për të. Tani, në mënyrë paradoksale, po tregojnë mungesë respekti ndaj atij njeriu që i dha njohje ndërkombëtare. Po ua them qartësisht se nëse Cristiano largohet nesër, askush nuk ka për ta parë kampionatin”, tha ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos.
