
Jordi Alba do të vazhdojë qëndrimin e tij te Inter Miami. Palët kanë rinovuar kontratën mes tyre edhe për 2 sezonet e ardhshme.
Kështu mbrojtësi do të qëndrojë në MLS, ku do të synojë të fitojë trofe me amerikanët. 36-vjeçari ka folur në konferencën për shtyp për rinovimin, ndërsa shpreson që edhe Lionel Messi të mund të rinovojë me Inter Miamin.
“Në fund të fundit, rinovimi më shqetëson mua. Unë nuk e rinovoj për askënd tjetër. Është e qartë se shpresoj që Leo të qëndrojë, mendoj se ai është një lojtar kyç për ne dhe padyshim edhe për klubin. Por në fund, duhet të shoh veten dhe jo të tjerët. E kuptoj shqetësimin tuaj dhe është e qartë se edhe për mua, padyshim, do të ishte shumë më mirë nëse Leo do të qëndronte”, ka theksuar ish-i i Barçës.