Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Rikthimi duhet të presë", Amir Rrahmani i tregon të gjitha: De Bruyne? Është lojtar thelbësor për ne!

Shkruar nga NEWSPORT
"Rikthimi duhet të presë", Amir Rrahmani i tregon të
Amir Rrahmani

Në një intervistë të fundit të dhënë për prestigjiozen “Cronache di Napoli”, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka treguar më shumë rreth gjendjes së tij fizike dhe skuadrës së Napolit.

“Jam më mirë, punoj që të kthehem sa më parë të jetë e mundur. Nuk e dimë ende se në cilën ndeshje do të ndodhë, por nuk duhet të rrezikojmë asgjë, pasi jam jashtë fushave prej një periudhë të gjatë”, tha fillimisht ai.

31-vjeçari ndër të tjera ka folur dhe për skuadrën e Napolit dhe më specifikisht për “yllin” e tyre të ri, Kevin De Bruyne.

“Një djalë i mbarë, inteligjent, i cili diti të hynte menjëherë në ritëm me pjesën tjetër të skuadrës, edhe falë dhomave të zhveshjeve që kemi ne. Këtu është një grup i hapur i cili e pret mirë këdo që vjen, Kevin është një lojtar thelbësor për ne, duke i qëndruar pranë, mund të çojmë më lart Napolin”, ishin fjalët e Rrahamanit.

Poll

Lexo gjithashtu