Karim Benzema nuk e ka harruar Real Madrid dhe në një intërvistë të dhënë së fundmi francezi ka folur për “dashurinë” e tij dhe se sa shumë i dha dhe mori nga madrilenët.
37-vjeçari është shprehur se Reali do të jetë gjithmon në zemrën e tij dhe nëse një ditë merr një telefonatë nga Florentino Perez, sigurisht që nuk mundet t’i thotë jo.
“Do të jetë gjithmonë ekipi im. Unë ende i shikoj ndeshjet kur të mundem. Është klubi më i mirë në botë. Gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë. Është një ekip me potencial të madh që mendoj se mund të arrijë më shumë sesa është tani.
Perez? Ai është lideri. Ai bën një punë të shkëlqyer, duke sjellë lojtarë që nuk e kishe menduar kurrë se do të vinin. Ajo që bën me ekipin, me klubin... Ai është më i miri.
Do të riktheheshe te Reali? Pse? (Qesh). Ai është dikush të cilit nuk mund t'i thoja kurrë jo. Florentino është i veçantë”, ka përfunduar sulmuesi.
