Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reagon “rekordmeni” i Bayernit, Thomas Muller i jep fund aludimeve për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Reagon “rekordmeni” i Bayernit, Thomas Muller i jep fund aludimeve
Thomas Muller

Thomas Muller së fundmi ka dhënë një prononcim për gjigantin mediatik gjerman “ZDF”, ku ai ka konfirmuar zërat se do të vijoi futbollin aktiv edhe pas përfundimit të aventurës me Bayern Munich.

Sulmuesi 35-vjeçar është shpreh optimist për të ardhmen, duke lënë të nënkuptuar se destinacioni i ri do të jetë liga amerikane e futbollit, MLS: “Unë ende kam dëshirën për të luajtur futboll dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj. Do të vazhdoj të jem futbollist.

Më pëlqen skena e futbollit dhe presioni për të performuar mirë. Për sa kohë që trupi im mund ta përballojë, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi. Edhe pse nuk do të jem më në Evropë ose nuk do të luaj në Champions, po filloj të entuziazmohem.

Jam i vetëdijshëm se kur largohesh nga Bayern, kushtet janë të ndryshme, por mezi pres edhe këtë. MLS është sigurisht një ligë interesante, veçanërisht me Kupën e Botës në Amerikë vitin e ardhshëm”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga