
Giovanni Reyna
Milan po përgatitet që tani për merkaton e verës. Me disa lojtarë në dalje dhe problemet në repartin e sulmit, klubi italian ka nisur të “piketojë” objektivat e merkatos së ardhshme.
Bëhet fjalë për Giovanni Reyna. Ky i fundit nuk është i kënaqur me minutat që po merr te Borussia Dortmund dhe Milan është vënë në ndjekje të amerikanit, që duket një transferim mjaft i mundur.
Këtë sezon, Reyna ka luajtur vetëm 460 minuta, duke mos qenë i preferuar te verdhezinjtë. Milan në krahun tjetër ka kërkuar më shumë informacionin për 22 vjeçarin dhe pritet si do të shkojnë bisedimet.
Poll