Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Problemet në mbrojtje, Manchester United "piketon" futbollistin portugez

Shkruar nga NEWSPORT
Problemet në mbrojtje, Manchester United "piketon" futbollistin
Goncalo Inacio

Manchester United po kalon një moment të vështirë në Premier League, teksa mban vendin e 14-të në renditje. Një nga pikat më të dobëta të “Djajve të Kuq”, është reparti i mbrojtjes.

Pikërisht për këtë gjë, drejtuesit po mendojnë në prag të merkatos së verës. Klubi anglez ka “piketuar” mbrojtësin portugez të Sportingut të Lisbonës, Goncalo Inacio, i cili po bën mjaft mirë.

Ai është dëshirë e trajnerit Ruben Amorim, i cili e ka stërvitur futbollistin kur ishte “timonier” i Sportingut. Kontrata e Inacio me Sporting përfundon në verën e 2027-ës dhe për ta blerë duhen rreth 50 milionë euro.

23-vjeçari po kalon një sezon fantastik, ku përveç aftësive mjaft të mira difensive, po bën mirë edhe në sulm. Ai ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga