Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pritet të largohet pas vetëm 2 muajsh, Balotelli merr ofertën e bujshme nga Meksika

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet të largohet pas vetëm 2 muajsh, Balotelli merr ofertën e
Mario Balotelli

Megjithëse ka vetëm 2 muaj që është bashkuar me skuadrën e Genoas, Mario Balotelli duket se ka marrë një vendim tashmë. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane mund të largohet nga klubi që në janar.

Sipas prestigjiozes italiane “Gazzetta dello Sport”, “SuperMario” ka marrë një ofertë të bujshme nga Meksika. Bëhet fjalë për skuadrën Cruz Azul, që thuhet se i ka ofruar italianit 2 milionë euro në vit, pesë herë më shumë sesa përfiton aktualisht.

Deri të martën Genoa dhe Mario Balotelli pritet të ndërpresin kontratën mes palëve. Me 6 paraqitje këtë sezon në Serie A, 34-vjeçari nuk ka arritur të shënojë asnjë gol të vetëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga