Mesfushori portugez, Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Ky largim vjen pas 9 viteve, me 31 vjeçarin që ka fituar 19 trofe me fanellën e “qytetarëve”.
Ndërkohë së fundmi është vetë portugezi që ka folur për kanalin e klubit. Silva ka falenderuar tifozët për mbështetjen, teksa është ndalur edhe tek e ardhmja e tij.
"Mbështetja pa kushte që kam marrë nga tifozët, mendoj, është gjëja më e rëndësishme në futboll. Në fund të fundit, bëhet fjalë për t'u argëtuar dhe gjëja kryesore që lojtarët duhet të bëjnë është t'i bëjnë tifozët, njerëzit që shkojnë në stadium, të ndihen të përfaqësuar mirë.
T'i bëjnë të ndiejnë se një pjesë e tyre është në fushë. Për sa i përket të ardhmes time dua që të kaloj më shumë kohë me familjen dhe me kohën të vendos për aventurën time të ardhshme”, u shpreh portugezi.
Vlen të theksohet se Juventus dhe Atletico Madrid janë në garë për shërbimet e 31 vjeçarit.
