Barazimi 1 – 1 mes Bournemouth dhe Manchester City, ndikoi që Arsenali të shpallej kampion në Premier League pa zbritur në fushë për javën e fundit.
Ky është titulli i 14-të në histori për “Topçinjtë” në kampionatin anglez. 22 vite pritje dhe shumë vuajtje për tifozët, ndërsa tashmë është momenti i tyre për të festuar dhe krenuar me ekipin e zemrës.
Vetë klubi i Arsenalit, ka postuar në rrjetet sociale pamje të “çmendura” të festës, pas vërshëllimës në sfidën Bournemouth – Manchester City.
Për këtë triumf pas një kohë të gjatë pritje, ka reaguar edhe legjenda e klubit londinez, Arsene Wenger, i cili përmes një video-mesazhi ka komplimentuar ekipin me fjalë të ndjera:
“Ti e bërë. Kampionët vazhdojnë, kur të tjerët ndalen. Kjo është koha juaj. Tani, vazhdo dhe gëzohu çdo momenti”.
