Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Po përflitet për të marrë “timonin” e Shqipërisë, REAGON Fabio Cannavaro

Shkruar nga NEWSPORT
Po përflitet për të marrë “timonin” e
Fabio Cannavaro dhe Shqipëria

Legjenda e Italisë, tashmë në pozitën e trajnerit të Uzbekistanit, Fabio Cannavaro ka reaguar për të ardhmen, ku me shumë gjasa, pas përfundimi të Botërorit me përfaqësuesen uzbekistanase, 52-vjeçari pritet të jetë gati për një avneturë të re profesionale.

Ndër “pistat” e lakmuar në media, përkon edhe me drejtimin e Kombëtares shqiptare, nëse Sylvinho largohet në korrik, periudhë kur i skadon edhe kontrata trajnerit brazilian.

“Mund të jetë Serie A, Kina, Turqia, madje edhe Shqipëria, është e rëndësishme të stërvitesh dhe të jesh pjesë e një projekti në fushë”, është shprehur së fundmi Cannavaro.

Kjo deklaratë lë të hapur “dritaren” që kampioni i Botës me Italinë, njëkohësisht fituesit i “Topit të Artë” në 2006 të marrë “frerët” e Shqipërisë, nëse Sylvinho i jep “duart” detyrës aktuale, pas skandimit të kontratës.

Poll

Lexo gjithashtu