Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Plas “bomba” te Partizan! Bordi i kryeqytetasve shkarkoi trajnerin, telefonata e presidentit ndryshoi gjithçka në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “bomba” te Partizan! Bordi i kryeqytetasve shkarkoi trajnerin,
Tifozët e Partizan Beograd

Situat e paprecedentë ka ndodhur në Superligën e Serbisë. Bordi i Partizan Beograd kishte marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit Nenad Stojakovic, me arsyetimin se ai po “punonte” kundër interesave te klubët dhe në “shërbim” të rivalëve të Crvena Zvezda.

Teksa gjithçka kishte ndodhur, erdhi një telefonatë e rëndësishme në adresim të bordit. Ishte pikërisht presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic që i dha ulimatumin e tij për qëndrimin e Stojakovic.

Ky i fundit, e ka marrë drejtimin e Partizan në nëntor të vitit 2025-së, ndërsa e ka drejtuar klubin kryeqytetas në 6 ndeshje deri tani, e përkthyer me 3 fitore, 1 brazim dhe 1 humbje.   

Poll

Lexo gjithashtu