Lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane janë vërtetë “bombastike”. Sipas prestigjiozes “La Gazzeta dello Sport”, trajneri i Manchester City Pep Guardiola, ka shfaqur disponibilitet për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë.
Ndonëse ka kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2027-të, ai ka lirinë për t’u larguar nga “Etihad Stadium” prej fundit të këtij sezoni.
Dështimi për të siguruar “biletën” e finaleve për Kupën e Botës, e ku u mposhtën në fazën “Play-Off” karshi Bosnje-Hercegoina nga “ruleta ruse”, ka bërë që zyrtarët e federatës italiane në spektrin futbollistik të “ngrihen në këmbë” për të ndryshuar dështimet e njëpasnjëshme.
Interesante është se Guardiola nuk e ka bërë kurrë rolin e trajnerit në Itali, ndryshe nga sa ka ndodhur në Spanjë, Gjermani dhe tashmë në Angli.
Lidhja e 55-vjeçarit me “tokën” italiane nuk është “terren i pashkelur”, pasi ka luajtur me Brescian dhe Romën mes viteve 2002-2003.
View this post on Instagram
