
Festime, kaos, të plagosur, viktima dhe shumë trazira, kështu mund të përshkruhet situata në Paris pas fitores së shënuar një ditë më parë nga djemtë parizienë.
Burime për mediat bëjnë me dije se qindra persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën. Flakët dhe fishekzjarrët ndriçuan qytetin, boritë e makinave dëgjoheshin në qytet, kulla “Eiffel”, u ndriçua me ngjyrat blu dhe të kuqe.
Finalja në Mynih u ndoq gjerësisht në të gjithë Parisin, përfshirë edhe brenda stadiumit Parc des Princes të PSG-së , ku ndeshja u transmetua në një ekran gjigant.
Megjithatë, fitorja 5-0 ndaj Interit çoi gjithashtu në disa trazira. Mësohet se dy persona, një i mitur në Dac dhe një grua në Paris, humbën jetën pas mesnatës, ndërkohë që 558 persona u arrestuan gjatë festimeve për triumfin e PSG ndaj Interit.
???? Paris | Violences urbaines après la victoire
— Kocovich Insights (@InsighKocovich) May 31, 2025
Des véhicules ont été incendiés par des hooligans dans plusieurs quartiers de Paris.
???? Alors que les célébrations du PSG battent leur plein, des débordements sont signalés en marge des festivités.#Paris #Incidents #PSG… pic.twitter.com/g2CJr9nRgJ