
Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb do të përballen ditën e sotme për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit kroat. Ndeshja që do të zhvillohet në “Stadion Poljud”, do të startojë në orën 16:00.
Në prag të këtij dueli ka pasur trazira të shumta nga tifozët, teksa ata të Hajduk janë përplasur me ata të Dinamos së Zagrebit. Një dhunë e cila agravoi tepër, pasi dy grupet u përplasën me njëri-tjetrin.
Shqelma dhe grushte nga të dyja krahët, çuan në shumë persona të lënduar. Ndërkohë që Ministria e Brendshme e Kroacisë, ka njoftuar se mbi 100 persona janë arresutar.
Kujtojmë që kjo ndeshje është direkt për “luftën” e titullit, pasi me 56 pikë Hajduk Split mban vendin e dytë dhe me 1 pikë më pak Dinamo mban të 3-tin. Në vendin e parë është Rijeka me po 56 pikë.
Pamje nga sherri