Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PAMJE TË RËNDA/ Sulmuesi i kombëtares bie "pre" e atentatit, qëllohet me armë zjarri para zyrave të klubit

Shkruar nga NEWSPORT
PAMJE TË RËNDA/ Sulmuesi i kombëtares bie "pre" e
Pamje nga atentati

Sulmuesi i kombëtares së Ekuadorit, Brajan Angulo ka rënë "pre" e një atentati me armë zjarri në qytetin e Porteviehos. Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt tij ndërsa ai po hynte në ambientet e klubit Deportivo Universitaria për stërvitje.

Futbollisti ka pësuar një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Autorët e sulmit kanë tentuar të largohen, por janë ndaluar shpejt nga policia falë ndërhyrjes së kalimtarëve.

Ngjarja e rëndë vjen pas një serie atentatesh ndaj lojtarëve në futbollin ekuadorian gjatë muajve të fundit. Siguria e sportistëve mbetet një shqetësim i madh për autoritetet lokale dhe komunitetin sportiv.

Pamje nga atentati

Poll

Lexo gjithashtu