Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona feston trofeun kurse Reali paratë, klubi në prag të marrëveshjeve historike (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona feston trofeun kurse Reali paratë, klubi në prag të
Real Madrid

Real Madrid nuk i'a doli dot që të fitone në Superkupën e Spanjës, me rivalin e saj "historik" Barcelonën. Ndërsa për madrilenët kjo është hera e 5-të, që nuk e “thyejnë” dot murin e fitoreve të katalanasve.

Të humbësh Superkupën e Spanjës është arsye madhore për t’u demoralizuar por Real Madrid ka edhe shpërblime financiare për të cilat duhet të gëzojë. Përveç përfitimeve që vijnë nga finalja klubi po arrin edhe një marrëveshje “gjigante” sponzorizimi.

Sipas Jose Felix Diaz, Real Madrid është duke përfunduar një nga marrëveshjet financiare më ambicioze në historinë e klubit, që përfshin rinovimin e kontratave kryesore të sponsorizimit me Fly Emirates, Adidas dhe HP.

Ajo më e “arta”  është rinovimi i kontratës me Fly Emirates, sponsori kryesor i ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Realit. Kontrata aktuale skadon më 30 qershor, dhe linja ajrore aktualisht paguan midis 70 dhe 80 milionë euro në sezon për të shfaqur logon në pjesën e përparme të fanellës. Me kontratën e re, kjo shifër pritet të kalojë për herë të parë 100 milionë euro në vit, duke e vendosur Realin në krye të sponsorizimit sportiv.

Edhe Adidas do të rrisë tarifat, duke paguar rreth 120 milionë euro në sezon për të veshur fanellat e ekipit, ndërsa HP e cila ka logo në mëngët e fanellave, pritet të rrisë pjesëmarrjen e saj në sponsorizim me fillimin e kontratës së re.

Me një total të 3 supersponsorave Reali pritet të arrijë shifrën e jashtëzakonshme prej 300 milionë eurosh të ardhura në sezon vetëm nga fanellat dhe reklamimi.

Poll

Lexo gjithashtu