Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk ka vend te Juventus, Francesco Conceicao përfundon në “radarët” e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka vend te Juventus, Francesco Conceicao përfundon në
Francisco Conceicao

Fransisco Conceicao nuk do të qëndrojë te Juventus. Në huazim nga Porto, që prej gushtit të vitit 2024, talenti portugez nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Ai do të rikthehet te klubi portugez në fund të sezonit dhe do të fillojë të mendojë për aventurën e re. Në “skenë” ka dalë emri i Milan, ku trajner është pikërisht babai i tij, Sergio Conceicao.

Ky i fundit beson te aftësitë e të birit dhe po tenton që ta marrë te “Djalli”. 22-vjeçari gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit e kuqezinjve, të cilët e shohin si perfektin për të përforcuar repartin e sulmit.

Tashmë mbetet të shihet, nëse Milan do të tentojë një huazim apo transferim të përhershëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga