Robert Lewandowski do të përgjigjet shumë shpejt se ku do të vendosë të luajë në sezonin e ardhshëm. Edhe pse interesimet drejt tij sa vijnë e shtohen, sulmuesi po merr kohën e fundit për të reflektuar, përpara se të dalë publikisht për zgjedhjen e tij e për të njoftuar hapin e radhës.
Cikli i tij te Barcelona është praktikisht i mbyllur pasi drejtuesit nuk e shohin më si titullar, ndërsa paga do t' reduktohej shumë nëse kontrata do të merrej për shqyrtim nga ana e polakut, që duket të jetë i orientuar për të gjetur një sistemim jashtë Spanjës.
Nga mediat spanjolle, vijnë të tjera indikacione, ku mësohet se një pistë e radhëz është rrëzuar nga Lewandowski dhe bëhet fjalë për një ofertë të ardhur nga një klub që i përket Arabisë Saudite. Ndoshta mund të tingëllojë e çuditshme, pasi paga e ofruar nuk është arsyeja përse 37-vjeçari e ka refuzuar, por situata e luftës në Lindjen e Mesme që vazhdon të prodhojë të njëjtat tensione.
Ndaj dhe ylli i Barcelonës po mendon për Italinë, aty ku Milan dhe Juventus janë të vetmit kandidatë serioz që kanë mbledhur informacione paraprake dhe që kanë për synim të futen në tratativa në verën e ardhshme.
