Nata e mbrëmshme ka qenë një natë rekordesh për sa i përket 2 lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shkruar me gërma të arta edhe njëherë emrin e tyre në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Portugezi u bë golashënuesi më i mirë në histori në eleminatoret e një kupe bote duke arritur shifrën e 41 golave dhe duke kaluar kështu legjendën Carlos Ruiz i cili mbante rekordin me 39 gola të shënuar. Portugezi arriti të shënojë 2 herë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Hungarisë, e cila u mbyll në barazim 2-2.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Messi ka vendosur një rekord të ri botëror. “Pleshti” bëhet lojtari me më shumë asiste në histori me Argjentinën, duke kapur shifrën e 60-të prej tyre dhe duke lënë pas shokun e tij Neymar, i cili ka një më pak se argjentinasi. Ish-kapiteni i Barcelonës e theu këtë rekord në ndeshjen që Argjentina shkatërroi me rezultatin e thellë 0-6 Puerto Ricon.
Një natë që demostroi edhe njëherë klasin dhe rëndësinë që këta 2 lojtarë kanë për ekipet e tyre. Mosha për ta mund të jetë vetëm një numër, por talenti dhe aftësia do të jenë të përhershme tek 2 lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë historia e futbollit.