
Marco Asensio & Karim Benzema
Pasi i ka përfunduar huazimi tek Aston Villa, Marco Asensio është rikthyer te Paris Saint-Germain. Por sulmuesi spanjoll nuk pritet të qëndrojë në kryeqytetin francez pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques.
Ditët e fundit është raportuar se Fenerbahce ka shfaqur interes për shërbimet e Asensios. Por nuk janë vetëm turqit opsioni i vetëm ku sulmuesi 28-vjeçar mund të vazhdojë karrierën e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, agjenti i tij Jorge Mendes i ka propozuar Milanit sulmuesin spanjoll. Gjithashtu dhe kuqezinjtë janë në kërkim të sulmuesve me cilësi për sezonin e ardhshëm dhe Asensio mund të konsiderohet i tillë.
Poll