
Jude Bellingham & Jamal Musiala
Para pak ditësh, Jamal Musiala përsoi një dëmtim horror në sfidën ndaj PSG-së. Ylli i Bayern Munich theu këmbën si pasojë e një ndërhyrjeje me duar të portierit Gigi Donnarumma.
Për dëmtimin e rëndë që Musiala pësoi të shtunën, ka reaguar pak orë më parë Jude Bellingham. “Shërohu shpejt vëlla”, shkruan mesfushori i talentuar i Real Madridit në “InstaStory”.
Kujtojmë që Bellingham dhe Musiala janë përballur shpesh herë në Bundesligë në takimet mes Dortmundit dhe Bayernit. Gjithashtu dy mesfushorët, kanë luajtur së bashku në kombëtaren e moshave të Anglisë.

Poll