
Mohamed Salah është padiskutim një nga futbollistët më kyç te Liverpool. Paraqitjet e egjiptianit me “The Reds” në këtë sezon ishin fantastike.
Këto paraqitje kanë bërë që ai të jetë një ndër pretendetët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”. Një çmim individuam ky që lakmohet dhe “ëndërrohet” nga të gjithë futbollistët.
Pikërisht për këtë ka folur sulmuesi. Salah shprehet se është shansi më i mirë për ta fituar këtë trofe . Ndërkohë gjithashtu nënvizoi se triumfi me Liverpool në Premier League mund ta ndihmojë.
“Nuk kam pasur kurrë një sezon si ky, ndërkohë që kam fituar trofe të mëdhenj. Ky është, do të thosha, shansi im më i mirë për ta fituar atë. Pata një sezon të çmendur me një trofe, që më jep një shans të mire”, ka theksuar egjiptiani.
Kujtojmë se në këtë sezon ka mundur të shënojë 30 gola dhe të dhurojë edhe 23 asiste me “The Reds” në të gjitha garat që anglezët kanë marrë pjesë.