
France Futboll ditën e sotme ka bërë të ditur edhe listën e futbollistëve për trofeun “Kopa 2025. Trofe që i jepet futbollistit më të mirë të vitit nën moshën 21-vjeç.
Pjesë e listës padiksutim janë lojtarët që kanë shkëlqyer në këtë sezon. Nga Pau Cubarsi (Barcelona, Spanjë), Ayyoub Bouaddi (Lille, Francë), Desire Doue (PSG, Francë), Estevao (Chelsea, Brazil), Dean Huijsen (Real Madrid, Spanjë), Myles Leëis-Skelly (Arsenal, Angli), Rodrigo Mora (Porto, Portugali), Joao Neves (PSG, Portugali), Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë) dhe Kenan Yildiz (Juventus, Turqi) janë emrat që luftojnë për çmimin e madh individual.
Ndërkohë vlen të theksojmë se Ceremonia e Topit të artë 2025 do të jepet më 22 shtator në Paris, aty ku do të mësohen edhe fituesit.
Myles Lewis-Skelly
— Ballon d'Or (@ballondor) August 7, 2025
Rodrigo Mora
Joao Neves
Lamine Yamal
Kenan Yildiz
2/2#ballondor pic.twitter.com/RV05G4ZUpc