
Sipas mediumit “Fanatik”, Galatasaray, ka filluar tashmë planifikimin për sezonin e ardhshëm dhe emri i Granit Xhakës është përmendur shpesh kohët e fundit dhe tani thuhet se ka shumë përparim në transferimin e tij.
Drejtuesit e klubit nga Stambolli po e shqyrtojnë mesfushorin zviceran me origjinë shqiptare për të zëvendësuar Dries Mertensin, i cili po përgatitet të largohet në fund të sezonit.
U mësua se babai i Xhakës, erdhi në Stamboll javën e kaluar, vizitoi ambientet e Kemerburgaz dhe u ul në tryezë me trajnerët e klubit turk. Drejtuesit e Galatasarayt thuhet se ofrojnë 6 milionë euro te Leverkuseni për tarifën e transferimit të Xhakës, teksa mesfushorit 32-vjeçar iu ofrua paga vjetore prej 3.8 milionë eurosh dhe bonuse tjera përveç kësaj tarife.