Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga Sunderland i Granit Xhakës te Real Madrid, ndeshje që vendosin fatin e sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Sunderland i Granit Xhakës te Real Madrid, ndeshje që vendosin
Real Madrid

Pas 4 rezultatesh radhazi negative në të gjitha “frontet”, fitorja kundër Alaves ka rikthyer frymën pozitive te Real Madrid. “Galaktikët” do të zbresin sonte në fushë kundër Real Betis, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Fitorja konsiderohet “detyrim” për ekipin e Arbeloas, e vetmja mënyrë për të mbajtur “gjallë” shpresat për titullin në kampionat. Diferenca me Barcelonën vazhdon të jetë e pandryshuar, 9 pikë.

Në Premier League, Sunderland “përplas brirët” karshi Nottingham, java e 34-të. Në rast fitore, Granit Xhaka me shokë do të ngjiteshin në kuotën e 49 pikëve, shumë pranë zonës së Kupave të Evropës.  

 

Poll

Lexo gjithashtu