
Duket se Cristiano Ronaldo Jr po ndjek “gjurmët” e të atit. 15- vjeçari pas shkëlqimit që po bën me grupmoshat e Al Nassr, duket se i ka ardhur mundësia të tregojë talentin e tij dhe në skenën ndërkombëtare.
Ai është thirrur nga kombëtarja portugeze U-16 për ndeshjet e rradhës dhe pritet të jetë një moment emocionues si për të, por edhe për të atin e tij, Cristiano Ronaldon, i cili do të shohë të birin të veshë fanellën me të cilën ai ka thyer çdo rekord.
Para disa kohësh 40 vjeçari është shprehur se ëndrra e tij është të luante një ndeshje futbolli me të birin dhe duket se kjo ditë po afrohet gjithmonë e më shumë. Për vet faktin që portugezi ka thënë se nuk do të largohet nga fushat e blerta edhe për disa sezone.
Ndërkohë për Cristiano Ronaldo Jr do të jetë një sfidë më vete për faktin se presioni do të jetë shumë herë më i madh se bashkëmoshatarët e tij, duke marr parasysh se kush është babai i tij.