
“Kicker” raporton se Jeremie Frimpong pothuajse me siguri do të largohet nga Bayer Leverkusen për t'u bashkuar me Liverpoolin. Kohët e fundit janë ngritur spekulime që e lidhin Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusen me një transferim te Liverpool, ndërsa “Reds” kërkojnë një zëvendësim për Trent Alexander-Arnold që po largohet.
Tani, “Kicker” raporton se 24-vjeçari pothuajse me siguri do të largohet nga “Aspirinat” dhe është në prag të një transferimi në “Anfield”. Sipas mediumit gjerman, vetëm detajet përfundimtare mbeten për t’u zgjidhur, përpara se transferimi të finalizohet.
Leverkuseni është i pafuqishëm për ta ndaluar këtë transferim, pasi Frimpong ka një klauzolë lirimi që thuhet se është vendosur midis 35 dhe 40 milionë eurove. Mbrojtësi holandez mund të bëhet largimi i fundit i profilit të lartë nga “BayArena”, pas trajnerit kryesor Xabi Alonso dhe qendërmbrojtësit Jonathan Tah.
Alonso pritet të marrë drejtimin e Real Madridit , ndërsa Tah thuhet se është afër t'i bashkohet Bayern Munich. Përveç kësaj, lojtari yll Florian Ëirtz është duke u lidhur ngushtë me një kalim te Bayern gjatë verës. Frimpong ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 48 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai u bashkua me Leverkusen nga Celtic në janar 2021 për një tarifë prej 11 milionë eurosh.