
Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili zuri vendin e dytë në renditje.
Ndërkohë që janë zbuluar edhe votat e Shqipërisë për këtë trofe. Gazetari shqiptar, Besnik Dizdari ka vendosur në vendin e parë Ousmane Dembele, teksa ka surprizuar në “Top 10”, duke futur suedezin Viktor Gyokeres.
1. Ousmane Dembele
2. Cole Palmer
3. Lamine Yamal
4. Kyliane Mbappe
5. Gianluigi Donnarumma
6. Joao Neves
7. Vitinha
8. Harry Kane
9. Achraf Hakimi
10. Viktor Gyokeres
Gjithashtu, gazetari Dizdari ka votuar për Donnarummën si portierin më të mirë, Luis Enriquen si “Trajneri i Vitit” dhe për PSG-në si klubin më të mirë të vitit.