Dani Alves për kontributin e dhënë në ekipin e Barcelonës për 9 vite ka marrë trajtën e një legjende. Ai është një nga futbollistët me të trofeshëm në botë, por pas “braktisjes” nga futbolli kanë filluar “skutat” e “errëta” të krijuara nga vetë ai.
Pas një sulmi seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë, gjykata e dënoi me 4 vite e gjysmë burg dhe një gjobë e konsiderueshme ndaj “viktimës”. Si përfundim Alves bëri vetëm 14 muaj burg, ndërsa u shpall i pafajshëm.
Veprimi që ka lënë “gojë hapur” tifozët përkon me vendimin e Dani Alves, dhënia e mesazheve për Zotin në një kishë në Girona. Fjalimi i ish-mbrojtësit ishte: “Ju duhet të keni besim në Zot. Unë jam prova e kësaj. Bëra një pakt me Zotin”.
