
Neuer dhe Muller
Pasi fitoi titullin e kampionatit gjerman, portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, foli për kanalet zyrtare të klubit duke shprehur gëzimin e tij që kishte ngritur trofeun: "Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim trofeun këtu në stadiumin tonë.
Ishte perfekte, megjithëse do të doja që Thomas të shënonte një gol. Sidoqoftë, i jam mirënjohës atij për karrierën time. Kemi qenë shumë kohë bashkë në fushë. Qyteti i Mynihut e adhuron atë.
Objektivi ishte të bëheshim kampionë dhe ia arritëm. Pra, është një sezon i mirë”, e mbylli Manuel Neuer. Duhet thënë se portieri i Bayernit ka fituar gjithçka në ekipin bavarezë, për më shumë se një dekad në Mynih.
Poll