
Nedim Bajrami - Russel Martin
Nedim Bajrami ka mbetur pa trajner. Kjo pasi Ranges ka shkarkua trajnerin, Russell Martin. Palët mes tyre kanë vendosur të ndajnë rrugët dhe ky është një lajm i mirë për Bajramin.
Kjo pasi Martin nuk e kishte një nga të preferuarit e tij dhe gjithmonë minutat në fushën e lojës për shqiptarin i kishte me “pikatore”. Tashmë 26-vjeçari shpreson se me ardhjen e një trajneri të ri të mund të ketë më shumë minuta për të dhe të luajë rregullisht.
Ndërkohë kujtojmë se skocezi arriti të merrte vetëm 1 fitore me Rangers në 7 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Rezultatet këto që “irrituan” tifozët, të cilët në disa raste edhe i janë kundërvënë, duke kërkuar largimin e tij.
Poll